Si çdo vit shkollor, edhe këtë vit SH.F.K “Ashim Agushi” vazhdon të shënojë suksese!
Më datë 14.02.2025, Shoqata e Biologëve të RMV organizoi garat komunale në lëndën e biologjisë, ku nxënësit tanë të klasave VII, VIII dhe IX shkëlqyen me rezultatet e tyre të jashtëzakonshme. Të gjithë ata u kualifikuan për garën rajonale, duke dëshmuar përkushtimin dhe talentin e tyre!
Një falënderim shkon për mësueset Anife Azizi dhe Habibe Reçica për punën dhe përkushtimin e tyre në arritjen e këtyre rezultateve të shkëlqyera!
Klasa VII:
Fatlind Mehmeti – Vendi III
Klasa VIII:
Ervina Dauti – Vendi I
Eda Ajro – Vendi II
Klasa IX:
Era Dauti – Vendi III
Ardita Dauti – Vendi III
Yllza Mustafai – Vendi III
Dafina Mustafai – Vendi III
Urime dhe suksese të mëtejshme!