Në Shkup po zhvillohet Kupa e Maqedonisë në Atletikë U19.
Në këtë aktivitet të rëndësishëm, merr pjesë edhe Klubi i Atletikës “Drini” nga Struga.
Në ditën e parë, me medalje ari u stolis atletja jonë Natyra Malo në 100m dhe me vend të tretë satafeta 4x100m, në përbërje nga: Velerda Seferi , Melisa Hajredini, Gresa Mustafai dhe Natyra Malo.
Për herë të parë sportistët tonë u paraqitën në disa diciplina të tjera.
Melisa Hajredini në hedhjen e shtizës.
Gresa Mustafai në vrapim me pengesa dhe Hamza Zylali në kërcim së gjati.
Në ditën e dytë Natyra Malo do të paraqitet në diciplinën 200m.
The post Shkëlqejnë sportistet e “DRINI”-Strugë në Kupën e Maqedonisë në Atletikë appeared first on Struga Ekspres.