Të nderuar ,kohëve të fundit nëpër portale dhe nga njerëz dashakeq të zhytur në politikë me pretendime dhe pa kod etik e moral ,të pa informuar saktë , është lakuar emri im se gjoja unë dhe familja ime paskemi marrë rroga mujore nga Komuna e Tetovës për ndonjë aktivitet të imagjinuar !
Kjo është e pa vërtetë dhe e vërteta qëndron krejtësisht ndryshe !
Për një mega koncert me krijimtarinë time artistike ( 19 06.2021 live )që unë dhe ekipi im në javën kulturore Tetovare i ofruam publikut,ne morëm nga Komuna honorarin modest që ishim dakordësuar, gjë që shum leht zbulohet nga listat që po qarkullojnë ! Për tua hequr merakun ,honorari që kemi marrë ka qënë më i vogël se një këngëtar (e) që merr nëpër dasma ( solo pa orkestër ) pra 3000 euro,gjë që lehtë mund të dëshmohet nga historiku i të hyrave bankare ose parave të destinuara nga Komuna !
Andaj ju “gazetarë” portalesh bëni mirë që lajmin fillimisht hulumtoni, ta verifikoni e mandej ta publikoni !
Nuk është profesionale as etike as morale të publikosh lajm me hamendje !
Për gjith këtë që thash më lartë jam gatshëm të dëshmoj jo vetëm përpara organeve të drejtësisë , por edhe para Zotit!
Me respekt, Selami Kolonja

The post Reagon Selami Kolonja: Ja cila është e vërteta për parat që mora nga komuna e Tetovës appeared first on Struga Ekspres.