Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se, duke filluar nga dita e nesërme (08.06.2022), në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme-Stacioni Policor Strugë dhe inspektorët kompetent komunal, do të fillojë aksioni për kontrollimin dhe zbulimin e rasteve të keqpërdorimit të ujit.
Aksioni do të zhvillohet gjatë 24 orëve dhe kontrollet do të kryhen kryesisht nëpër parqe, aty ku më së shpeshti hasen raste të keqpërdorimit të ujit.
Ky aksion ka për qëllimin sigurimin e furnizimit me ujë të pijshëm gjatë sezonit veror.
Ndaj konsumatorëve tek të cilët do të vërtetohet keqpërdorimi i furnizimit me ujë, do të ndërmerren masa ligjore, në përputhshmëri me Ligjin për furnizim me ujë të pijshëm dhe largimin e ujërave të ndotura urbane dhe Kodin Penal.
Faleminderit për mirëkuptimin.
Me respekt,
NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”-Strugë
Почитувани граѓани,
Ве известуваме дека од утре (08.06.2022) во соработка со Министерството за Внатрешни Работи-Полициска станица-Струга и општинските надлежни инспектори ќе започне акцијата за контрола и откривање на случаи на злоупотреба на водата.
Акцијата ќе се одвива во текот на 24 часа, а контролите ќе се вршат главно во паркови, каде што најчесто се среќаваат случаи на злоупотреба на водата.
Оваа акција има за цел да обезбеди снабдување со вода за пиење во текот на летната сезона.
Против корисниците за кои ќе се утврди дека го злоупотребиле водоснабдувањето ќе бидат преземени законски мерки согласно Законот за снабдување со вода за пиење и одведување на отпадни води и Кривичниот законик.
Ви благодариме за разбирањето.
Со почит,
ЈП „Водовод и Канализација“ -Струга
The post Njoftim nga NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”-Strugë appeared first on Struga Ekspres.