
Një grua shtatëdhjetë e pesë vjeçare nga Gostivari, me banim në Strugë, është dërguar e vdekur në Qendrën mjekësore në Strugë, njoftoi sot SPB- Ohër.
Dje në ora 19:06 në Stacionin Policor në Strugë është raportuar se në Qendrën mjekësore është dërguar një grua e vdekur 75-vjeçare nga Gostivari. Gruaja, siç sqarohet, ka qenë duke qëndruar në një objekt akomodues privat në Strugë.
Një ekip i Stacionit Policor të Strugës ka bërë kontroll në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku i Emergjencës mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune. Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerës është dërguar për obduksion, thuhet në njoftimin e MPB-së së Ohrit. (Struga Ekspres)
Advertisement