Një e mitur është përplasur nga motoçiklisti, pëson lëndime të rënda

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me datë 11.06.2024, në ora 18:30, në Stacionin Policor të Strugës është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Oktis të Strugës ka ndodhur një aksident trafiku, ku një person ka mbetur i lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në mes të një motoçiklete me targa të Serbisë, i drejtuar nga një 20 vjeçar nga fshati Oktisi dhe një e mitur nga i njëjti fshat, pas së cilës motoçiklisti është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident e mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Ohër. Me autorizim të prokurorit publik, kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga MPB Strugë, njofton MPB.

The post Një e mitur është përplasur nga motoçiklisti, pëson lëndime të rënda appeared first on Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy