Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Dollogozhdë të Strugës ku kanë filluar punimet e sallës së re sportive e cila do të mbajë emrin e dëshmorit, Nuri Mazari.
Me kënaqësi të madhe këtë synim vazhdojmë ta realizojmë kësaj rradhe në fshatin Dollogozhdë të Strugës, ku sot vendosëm gurëthemelin e sallës sportive që me krenari do mbajë emrin e dëshmorit të kombit, Nuri Mazari, ka shkruar Ahmeti.
Kujtimin për dëshmorët e ruajmë më së miri duke vendosur emrat e tyre kudo në shkolla dhe salla sportive, si përkujtim dhe frymëzim brezash.
Me kënaqësi të madhe këtë synim vazhdojmë ta realizojmë kësaj rradhe në fshatin Dollogozhdë të Strugës, ku sot vendosëm gurëthemelin e sallës sportive që me krenari do mbajë emrin e dëshmorit të kombit, Nuri Mazari.
Uroj mbarësi në realizimin sa më të shpejtë të këtij projekti të rëndësishëm që është nevojë e padiskutueshme e të rinjve të kësaj zone.
The post Në Dollogozhdë filluan punimet e sallës së re sportive e cila do të mbajë emrin e dëshmorit, Nuri Mazari appeared first on Struga Ekspres.