Njësia për Punë të Brendshme Strugë në punën e saj të rregullt policore aktivizoi patrullën e policisë me biçikleta, si një formë e re dhe moderne e punës parandaluese të policisë, ndërtimin e partneritetit dhe kontaktit më të ngushtë me qytetarët, e cila duhet të sigurojë lëvizshmëri më të madhe të shërbimit policor në ruajtjen e rendit publik, afrimin e ndihmës dhe mbrojtjes të qytetarëve dhe entitetit për një efikasitet më të madh në zbatinin e punës së përgjithshme policore. Patrulla është efektive në parandalimin, zbulimin dhe gjetjen e autorëve të vjedhjeve në plazhe dhe parkingje dhe vepra të tjera të ndryshme penale. Patrulla e çiklizmit do të kontribuojë në afirmimin e çiklizmit si diciplinë sportive dhe një mënyrë jetese të shëndetshme dhe do të forcojë imazhin pozitiv të policisë në publik. Sektori për Punë të Brendshme Ohër . Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina Islami
The post Merlina Islami: MPB-Strugë aktivizoi patrullën e policisë me biçikleta appeared first on Struga Ekspres.