I pamposhturi Daj Shefiti!
Para një javë ,duke kaluar përballë stacionit të policisë vërejta njeriun që ecte në këmbë ngadalë për të treguar dhe për të thënë se KËTU JAM! VERTIKALISHT QËNDROJ!
Ndalova veturën në rrugë dhe e pyeta daj Shefitin se si je me shëndet?
Shumë mirë jam,lëvizi nga shtëpia për në qytet në këmbë për të qën I fortë më tha.
Ai nuk më foli për shëndetin e tij por më foli për brengën që mbante në shpirt si gjithmonë,çeshtjen kombëtare!
Më tha se “herën tjetër do të vij në zyrë për të folur gjërë e gjatë…”
Por ,ai nuk erdhi më !
Kurse unë e di se çfarë do bisedonim me daj Shefitin! Jo për shëndetin e tij,jo për gjëra materiale, jo për vuajtjet e tia nëpër burgje, sepse nuk parapëlqente të flas për vete por,vetëm për brengën kombëtare që dilte nga thellësia e shpirtit të tij të guximshëm !
Qoftë I përjetshëm kujtimi për Ty Daj Shefit !
Mendi Qyra
The post Mendi Qyra: I pamposhturi Daj Shefiti! appeared first on Struga Ekspres.