Drejtori i Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka lëshuar urdhër për inspektim të jashtëzakonshëm në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë, ndërsa inspektorët tashmë janë në terren duke kontrolluar procedurën e trajtimit të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën dje në këtë objekt shëndetësor. Raporti i mbikëqyrjes pritet në ditët në vijim, përcjell Struga Ekspres)
Siç njoftoi policia, fëmija ka ndërruar jetë dje në repartin e fëmijëve të spitalit të Strugës, ndërsa rasti është raportuar në MPB të Ohrit rreth orës 10:00. Mjekët thanë se fëmija vuante nga paraliza cerebrale dhe kishte një sërë sëmundjesh kronike. Ai u dërgua në spital në gjendje jashtëzakonisht të rëndë. Përpjekjet për ta ringjallur ishin të pasuksesshme.
Ishte një formë e rëndë e paralizës cerebrale, një fëmijë i trajtuar në disa vende, Itali, Turqi, Serbi, me shumë anomali të lindura. Ai është sjellë në mëngjes në gjendje të rëndë të përgjithshme. Ai u shtrua në një pavion, filluam terapinë, por pas 15 minutash gjendja u përkeqësua, me ndërprerje të frymëmarrjes, arrest kardiak.
Filluam me reanimacion, gjithçka u dha sipas protokollit, thirrëm anesteziologun, por pas 40 minuta reanimim të pasuksesshëm konstatuam vdekjen, tha doktor Vlatko Mickoski, shef i repartit për fëmijë në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës.
Drejtoria e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor duhet të konstatojë nëse ka lëshime në procedurën e trajtimit të fëmijës 4 vjeçar.Edhe ministri i Shëndetësisē mund të inicojë procedurë për mbikëqyrje profesionale në spitalin e Strugës.
Burimi/ Tv Telma/ Emilija Mirsilievska
(Struga Ekspres)