Sot, datë 01.06.2021, me inciativë të përbashkët midis Kryetarit të Komunës së Strugës, z. Ramis Merko dhe Drejtorit të Diplomacisë Ekonomike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendit tonë, z. Igor Popov, në ambientet e hotelit “Drin”, u mbajt një takim informativ – këshillues midis Promotorëve Ekonomikë të kësaj ministrie dhe përfaqësuesve (pronarëve) të bizneseve të ndryshme (turizëm-hoteleria, prodhimtaria, ndërtimi etj). Në takimin dyorësh, ku ishte i pranishëm edhe Drejtori i Agjencisë për promovim dhe përkrahje të turizmit, z. Ljupço Janevski, u diskutuan qëllimet e promotorëve për prezantimin e projekteve dhe kapaciteteve të biznesmenëve tanë, në shtetet e huaja ku ata janë të përcaktuar si ambasadorë, por edhe për t’i dëgjuar problemet apo pengesat me të cilat ballafaqohen këto ndërmarrje, sidomos në sferën e eksportit të mallrave. Promotorët ekonomikë premtuan se do të punojnë për të krijuar lidhje afariste midis subjekteve vendore dhe ato të huaja, në prezantimin e ofertës së biznesmenëve tanë ndaj investuesve potencialë të huaj, apo edhe në aspektin e zgjidhjes së pengesave apo barrierave legjislative te marrëdhëniet tregtare.
Padyshim që edhe komuna jonë, me kapacitetet administrative, do të jetë e përfshirë në mënyrë aktive përsa i përket ndihmës së subjekteve ekonomike.

Komuna e Strugës

Денес, на ден 01.06.2021 год., со заедничка иницијатива на Градоначалникот на Општина Струга, г-дин Рамис Мерко и Директорот на економската дипломатија на Министерството за надворешни работи на нашата земја, г-дин Игор Попов, во просториите на хотел “Дрим“, се одржа информативно-советодавна средба помеѓу Екномските промотори на ова министерство и претставниците (сопствениците) на различните бизниси (туризам-угостителство, производство, градежништво и слично). Во двочасовната средба, каде присуствуваше и Директорот на Агенцијата за промоција и подршка на туризмот, г-дин Љупчо Јаневски, се дискутираше за целите на промоторите во презентирањето на проектите и капацитетите на нашите бизнисмени, во странските земји каде тие се определени како амбасадори, но и за проблемите и препреките со кои се соочуваат овие претпријатија, особено во областа на извозот на стоки. Економските промотори ветија дека ќе работат но креирањето на деловни врски меѓу нашите и странските субјекти, на презентација на понудата на нашите бизнисмени спрема странските потенцијални инвеститори, или пак и на решавање на препреките или бариерите од аспект на легислативата во трговските односи. Несомнено, и нашата општина, со своите административни капацитети, ќе биде вклучена активно во однос на помагањето на економските субјекти.

The post Komuna e Strugës: Ramiz Merko takon drejtorin e Diplomacisë Ekonomike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe biznesmenët e Strugës appeared first on Struga Ekspres.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";