Në Maqedoninë e Veriut momentalisht ka 12.207 raste aktive me Covid-19, ndërsa në Shkup janë 5.714 persona të infektuar. Në Tetovë ka 951 raste aktive me Covid-19, Kumanovë 937, Gostivar 497, Ohër 491, Kërçovë 411, ndërsa në Strugë 364.

Ndërkaq dje Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 525 raste të reja me Covid-19, teksa 18 persona humbën jetën si pasojë e infektimit nga koronavirusi.

Sipas të dhënave të djeshme të ISHP-së, gjatë ditës së djeshe u regjistsruan 525 raste të reja nga 3.858 testime, ndërsa humbën jetën 18 persona.

Ndryshe sipas të dhënave të fundit, nga 6 gushti deri më 23 shtator kanë humbur jetën 1.033 persona, prej të cilëve 888 nuk kanë qenë të vaksinuar dhe vetëm 14% kanë pranuar vaksinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ja sa raste aktive me koronavirus ka gjithsej në Strugë appeared first on Struga Ekspres.