Gresa Mustafai dhe Hamza Zylali, struganët që shkëlqyen dhe fituan medaljen e artë në Vlorë (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gresa Mustafai dhe Hamza Zylali, struganët që shkëlqyen dhe fituan medaljen e artë në Vlorë (FOTO)

GRESA MUSTAFAI DHE HAMZA ZYLALI TË ARTË, NË QYTETIN E FLAMURIT

Sot, në qytetin e bukur, në qytetin e Falmurit dhe Ismail Qmalit, u zhvillua edicioni i pestë Kupa “PAVARËSIA 2021” në karate, organizuar nga Klubi i Karatesë “Flamurtari” udhëhequr nga Reiz Tozaj.
Në këtë turne Ndërkombëtar morën pjesë klube nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Greqia, me mbi 350 sportistë.
Qyteti jonë, u përfaqësua me sukses nga Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga.
U paraqitëm me pesë sportistë, në diciplinën kumite (luftë sportive), duke fituar dy medalje ari, një medalje argjendi dhe një medalje të bronztë.
Me medalje ari u stolisën, Gresa Mustafai në kadete +54kg dhe Hamza Zylali, Junior +76kg.
Me medalje të argjentë, u stolis Loriana Ramo, seniore -61kg dhe me medalje bronzi, u stolis Pasho Mustafai, kadet -57kg. Pa medalje këtë radhë mbeti Velerda Seferi, kadete -54kg.
Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e sportistëve tanë, ishte një test i mirë para Kampionatit Ballkanik në karate, ku nga data 26-28 nëntor 2021 do të zhvillohet në Rijekë të Kroacis,
Përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut do ta përfaqësojnë edhe tre sportistë të klubit tonë, Gresa Mustafai, Hamza Zylali dhe Loriana Ramo.
Theksoi trajneri i K. K “Drini” Alim Hajredini

Advertisement

The post Gresa Mustafai dhe Hamza Zylali, struganët që shkëlqyen dhe fituan medaljen e artë në Vlorë (FOTO) appeared first on Struga Ekspres.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy