Në seancën e sotme të Qeverisë, Garip Kaba nga Aleanca për Shqiptarët pjesë e koalicionit VLEN është emëruar zëvendës drejtor në Drejtorinë e Doganave të Maqedonisë së Veriut.
Kaba është nga Veleshta e Strugës dhe një nga figurat e rëndësishme të politikës dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare.
Ai është i njohur si aktivist i dalluar i çështjes kombëtare dhe ish i burgosur politik. Ai është një nga themeluesit e PDSH dhe ka qenë profesor, por edhe drejtues në disa poste publike, përfshirë postin e deputetit. (INA)
The post Garip Kaba emërohet zëvendës drejtor në Drejtorinë e Doganave të Maqedonisë së Veriut appeared first on Struga Ekspres.
Advertisement