REAGIM
Situata me qentë endacak gjithmonë e më tepër bëhet kërcënuese për sigurinë fizike të qytetarëve struganë, ndërsa pasiguria dhe ankthi vazhdon të jetë prezent nga ky fenomen sepse Komuna e Strugës nuk vazhdon të merr masa për eleminimin e këtij problemi.
Këtë e dëshmon edhe rasti i sotëm, ku nga portalet lokale me shqetësim u informuam që një vajzë 20 vjecare është sulmuar nga qentë endacak, të cilës i dëshirojmë rikuperim dhe shërim sa më të shpejtë.
I bëjmë thirrje Komunës të merr masa sa më shpejtë, në mënyrë që të parandalohen sulme të këtilla në të ardhmen dhe qyteti të bëhet më i sigurtë. FRASH-Strugë
Advertisement
The post FRASH-Strugë: Situata me qentë endacak në Strugë është një kërcënim për qytetarët appeared first on Struga Ekspres.