E rëndë/ Djali katër muajsh dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Strugës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në repartin e fëmijëve të Spitalit të Përgjithshëm në Strugë mbrëmë është sjellë pa shenja jete një djalë katër muajsh nga fshati Morovisht i Strugës.

Paraprakisht kanë thirrur ekipin e Emergjencës Mjekësore në Strugë, të cilët kanë bërë reanimacion në shtëpinë e familjes, pas së cilës foshnja është transferuar në spital, ku kanë konstatuar vdekjen. Sipas urdhrit të prokurorit publik, në trupin e foshnjës do të bëhet autopsi, e cila duhet të tregojë se si ka ardhur vdekja, njofton SPB-Ohër.
(Struga Ekspres)

The post E rëndë/ Djali katër muajsh dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Strugës appeared first on Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy