Familja Zhuta dhe Kompania SVZ Dhurojnë 100 Laptopë për Shkollat Shqipe në Strugë
Një shembull i jashtëzakonshëm solidariteti dhe përkushtimi për arsim është dhënë nga Bardhul dhe Arsim Zhuta, me banim në Zvicër. Familja Zhuta, në bashkëpunim me kompaninë zvicerane SVZ, ka dhuruar plot 100 laptopë për shkollat fillore dhe të mesme në Strugë.
Kjo iniciativë vjen si një kontribut i vlefshëm për përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe mësimnxënies për nxënësit shqiptarë në këtë rajon. Laptopët do të ndihmojnë në avancimin e procesit të dixhitalizimit dhe krijimin e një mjedisi më të mirë për zhvillimin akademik të nxënësve.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për kompaninë AA Transport, me pronar z. Argjend Kadriu, për tansportin e pajisjeve deri në Strugë.
Faleminderit, familja Zhuta dhe SVZ, për këtë kontribut të çmuar në edukimin e brezave.
@zhutabardhul
The post Bardhul Zhuta dhe Arsim Zhuta bashkë me Kompaninë SVZ dhurojnë 100 Laptopë për Shkollat Shqipe në Strugë (FOTO) appeared first on Struga Ekspres.