Qytetarë të nderuar,
Pamjet që po shihni janë “punë” të nisura gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale, edhe atë vetëm 1 javë para ditës së zgjedhjeve (në kundërshtim të plotë me kodin zgjedhor), pa projekte konkrete për realizim, dhe më e keqja e gjithë kësaj situate e që padyshim dëmton qytetarët në veprimtarinë e tyre të përditshme, është se këto rrugë vazhdojnë të jenë pa ndonjë zgjidhje konkrete edhe pas 100 ditëve të para të mandatit të katërt të Ramis Merkos dhe klanit të tij.
#agjendaegjelbërt
#strugaqënukduam
Në ditët në vazhdim, grupi i këshilltarëve të Aleancës për Shqiptarët do vazhdojë të publikojë dhe informojë opinionin në lidhje me mashtrimet dhe gënjeshtrat që pushteti lokal po vazhdon t’ju bëjë qytetarëve.
E vërteta nuk mundet dhe nuk ka se si të fshihet!
Rruga në fjalë gjendet në qendër të qytetit!
ASH-Strugë
The post ASH Strugë: Kjo është rruga që Ramis Merko e nisi gjatë fushatës zgjedhore, mashtroi qytetarët (FOTO) appeared first on Struga Ekspres.