
Më datë 04.01.2025, në ora 00:30, në rrugën “Velko Vllahoviq” në Strugë, një 51 vjeçar nga Dibra është arrestuar i cili paraprakisht kishte marrë në mënyrë të paligjshme shtatë thasë me pelet nga hyrja e një pallati. në Strugë.
Janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa kundër autorit do të bëhet kallëzim përkatës, njofton SPB- Ohër.(Struga Ekspres)