Prokuroria Themelore Publike për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në bashkëpunim me institucionet e hetimit parashtroi kallëzim penal kundër dy punonjësve të policisë në Stacionin Policor “Qafethanë”.
Sipas prokurorisë një nga të pandehurit dyshohet për ryshfet, ndërsa i pandehuri i dytë ka kryer veprën penale “punë me pakujdesi”.
“Më 13.05.2023 në vendkalimin kufitar Qafethanë, nga shoferi i cili drejtonte autobusin me targa malazeze, për të cilin nuk ka pasur karton të gjelbër të vlefshëm, ka kërkuar dhe ka marrë ryshfet prej 70 eurove, ndërsa i dyti ka lëshuar automjetin pa karton të gjelbër dhe i ka mundësuar hyrje në RMV”, thuhet në raportin policor.
Policët janë arrestuar dhe u është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditëve.
The post Arrestohen dy policë në Qafethanë appeared first on Struga Ekspres.