Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale Strugë ka ngritur kallëzim penal kundër 42 vjeçarit nga Struga, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ndërtim pa leje”. Personi i denoncuar si investitor gjatë vitit 2022, në zonën e fshatit Radozdë, ka filluar ndërtimin e një vile, pa leje ndërtimi, në parcelë private, në pronësi të B.M. nga Sveti Nikole. Nga inspektimi i kryer është marrë vendim që investitori të largoj objektin e ndërtuar, njoftojnë nga policia e Strugês.
The post 42 vjeçari nga Struga ndërtoi pa leje, paditet nga policia appeared first on Struga Ekspres.