Një drejtues i ekipit të Butrintit të Sarandës, rezultoi pozitiv me COVID-19 ditën e djeshme. Menjëherë pas konfirmimit të rastit nga Ministria e Shëndetësisë, disa prej futbollistëve të këtij ekipi si dhe stafit teknik, iu bë tamponi.

Së fundmi janë mësuar përgjigjet e tamponëve të kryera, ku për fat të mirë kanë rezultatuar të gjithë negativë, bën me dije Panorama.

Një lajm i mirë ky që ka çliruar futbollistët e Butrinti si dhe ata të Maliqit. Kujtojmë që ditën e mërkurë ekipi sarandiot u përball me skuadrën juglindore në ndeshjen e kampionatit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për sa i përket drejtuesit të Butrintit, ai gëzon një gjendje të qëndrueshme dhe ndodhet i karantinuar në shtëpi, ndërkohë që Bashkia e Sarandës ka dizinfektuar ditën e sotme stadiumin “Andon Lapa” si dhe zyrën ku qëndronte drejtuesi i prekur me COVID-19.