Tashmë është zyrtare, largimi i Xavit në fund të sezonit nga barcelona është fakt. Ka qenë vetë trajneri blaugran, i cili ka njoftuar se do të mbyllë kontratën më Barçën.
Deklarata e tij erdhi pas humbjes 5-3 ndaj Villarrealit.
“Njoftoj se nga data 30 qershor nuk do të vazhdoj si trajner. Tani kam folur me Dekon dhe Laportën. Situata meriton një ndryshim drejtimi” – tha Xavi.
Tekniku është në krye të Barcelonës që nga nëntori i vitit 2021 dhe ka kontratë deri në vitin 2025. 44-vjeçari numëron 122 ndeshje në pankinën e skuadrës spanjolle, me ekipin që ka marrë mesatarisht 2.03 pikë për ndeshje.
Advertisement