Tani është zyrtare: Luciano Spalletti është trajneri i ri i Kombëtares italiane te futbollit. Pas diskutimeve të ditëve të fundit, dyshimet dhe problemet që shoqëruan negociatat pas dorëheqjes së papritur të Mancinit  janë lënë mënjanë. 

 

Takimet e fundit mes ish-trajnerit të Napolit dhe presidentit te federates italiane te futbollit Gravina ishin aq vendimtare, saqë njoftimi zyrtar erdhi pak para orës 20:00 te kesaj te premteje. 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Federata Italiane e Futbollit njofton se ka arritur marrëveshje me Luciano Spallettin për postin e trajnerit të kombëtares italiane. Trajneri toskan do të marrë detyrën duke filluar nga 1 shtatori 2023 ”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit.   

 

 Spalletti ka nënshkruar një marrëveshje per te drejtuar Italiane deri në Kupën e Botës 2026

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai Pritet te punoje me bashkëpunëtorët e tij historikë, zëvendësi i tij Marco Domenichini dhe trajneri atletik Francesco Sinatti.

 

Ndersa ne sektorin teknik si perfaqesues te federates do te jene Andrea Barzagli, Antonio Gagliardi dhe Gigi Buffon. shef i delegacionit te perfaqesueses./ Sportmediaset

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";