Ky është ndoshta sezoni i verës me më shumë lëvizje të trajnerëve në ekipet e serie A. Juventus pret të mbyllë marrëveshjen me Tiago Motën pas shkarkimit të Alegrit, Milani do të zyrtarizojë në pak ditë Fonseken pas shkarkimit të Piolit, Fiorentina zyrtarizoi ish-trajnerin e Monxës, Paladino, ndërsa Bolonja mori ish trajnerin e vjollcëve Vincenzo Italiano.

Nuk po flasim pastaj për ekipet e dorës së dytë….E megjithatë teksa shumë lëvizje ende zyrtarisht nuk janë mbyllur, ai që veproi shpejt dhe bëri goditjen më të madhe ishte presidenti i Napolit De Laurentis.

Bosi i skuadrës napolitane mori Antonio Konten, të cilin e dëshironin shumë klube në Itali dhe jo vetëm. De Laurentis e bindi ish-trajnerin e Juventusit dhe të Interit jo vetëm me ofertën për kontratën e tij financiare 6.5 milion euro në sezon deri në 30 qershor 2027.

Conte transferohet në Campanja bashkë me të gjithë stafin e tij me synimin e vetëm për ta kthyer Napolin në mesin e më të mirëve, në kohërat e afërta të skuadrës kampione të Italisë në sezonin 2022-2023.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tani është koha për të fuqizuar skuadrën , madje pjesë e fuqizimit të ekipit është edhe blindimi i yjeve që Napoli ka në organike sikurse Kvaratshkelia që kërkohet me ngulm nga PSG, Viktor Osimhen, kapiteni Di Lorenco dhe Lobotka.

Pastaj vijnë blerjet për të cilët De Laurentis do ti vendos në dispozicion Contes një buxheti deri ne 200 mln euro.  Me rikthimin e Contes me siguri seria A do të jetë edhe më konkurruese./vizionplus.tv