Zvicra u skualifikua nga Euro 2024, Shaqiri: Humbja me penallti ishte brutale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zvicra u skualifikua nga Euro 2024, Shaqiri: Humbja me penallti ishte brutale

Sfida e mbrëmshme Angli-Zvicër ka përfunduar me një rezultat jo të favorshëm për zviceranët, ku pjesë e ndjeshjes ishin edhe dy shqiptarët Shaqiri dhe Xhaka.

90 minutat e para u mbyllën me një barazim mes dy skuadrava dhe ndeshja shkoi në minuta shtesē, e më pas me penallti, nga të cilat Anglia u kualifikua për në gjysmëfinale. Shqiptari Shaqiri pas humbjes është shprehur në intervistë se kanë bërë një lojë të mirë dhe shumë tifozë i kanë bërë krenarë.

Mendoj se nuk ka asgjë më brutale se të eliminohesh me penallti. Kemi luftuar dhe kemi dhënë çdo gjë për të vazhduar rrugën. Jam shumë krenar me ekipin dhe mendoj se kemi bërë shumë njerëz krenarë dhe të lumtur. Ky ishte gjithnjë synimi ynë i madh. Në futboll një ekip eliminohet edhe me penallti dhe Anglia ishte më e mirë në to sot. Ishim afër, por për fat të keq anglezët kishin nerva më të qeta. Por njerëzit do ta kujtojnë që luajtëm Evropian të mirë.

Mund të shihet edhe në media sociale si kanë festuar njerëzit dhe kjo ka ndikuar te ne. Kjo eufori na ka prekur dhe nuk mund të fajësohemi për asgjë. Të gjithë jemi shumë krenarë me paraqitjen dhe mund të ndërtojmë në këtë për turneun e ardhshëm”, ka thënë Shaqiri pas ndeshjes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy