Kylian Mbappe është larguar shumë nga rrjetet sociale dhe nga mediat fill pasi Ligue 1 vendosi të mbyll sezonin. Sulmuesi francez thyen heshtjen dhe në një intervistë për “Daily Mirror” flet për idhujt e tij, “Topin e Artë” dhe për objektivat në të ardhmen:
“Do të ishte bukur të fitoja “Topin e Artë” por është diçka e cila nuk më mban zgjuar natën. Nuk besoj se do ta fitoj sezonin e ardhshëm apo atë pasuesin. Nuk është se vendos një limit. Prioriteti im është të bëj mirë me PSG dhe me përfaqësuesen franceze, më pas nëse vijnë edhe trofetë personal do të ishte diçka e mirëpritur”, u shpreh fillimisht Mbappe duke u ndalur më pas tek idhujt e tij:
“I pari ka qenë Zidane për gjithçka ka dhënë për Francën, tani është Cristiano Ronaldo. Ka fituar shumë dhe vazhdon të jetë fitues edhe pas një periudhë kaq të gjatë. Të dy kanë lënë gjurmë në historinë e futbollit, të njëjtën gjë dua të bëj dhe un. Objektivat? Dua të vazhdoj ciklin fitues me Francën, vitin e ardhshëm do të luhet europiani dhe objektivi ynë është ta fitojmë. Objektivi im më i madh është të fitoj Champions
League me PSG, të ndihmoj PSG të fitoj këtë trofe do të ishte diçka speciale. Personalisht përpiqem gjithnjë të përmirësohem, si në përfaqësuese ashtu edhe tek PSG luaj me lojtarë ekspert, përpiqem gjithnjë të mësoj dhe të përmirësohem”, u shpreh Mbappe.