Piotr Zielinski do të jetë përforcimi i parë i Interit për sezonin e ardhshëm. Mesfushori ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Napolin.

Raportet me kampionët e Italisë janë prishur dhe 29-vjeçari, i cili nuk u përfshi në listën e Championship, do të transferohet si lojtar i lirë në gjatë verës.

“Do të largohet nga Napoli, por Piotr do të vazhdojë të luajë në Itali“, është shprehur babai i mesfushorit të avancuar.

Polaku është autor i dy golave në 19 ndeshje të këtij sezoni në Serie A. Kryesuesit e kampionatit italian e tentuan edhe gjatë merkatos dimërore, por pa rezultat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";