Atletja franceze Cassandre Beaugrand fitoi medaljen e artë në triatlonin e femrave në olimpiadën e Parisit këtë të mërkurë.
Francezja 27-vjeçare u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga publiku në pikën e finishit duke u bërë sportistja e parë franceze që fiton medaljen e artë olimpike në një kohë prej 1 orë 54 minuta dhe 55 sekonda. Në vend të dytë u rendit Julie Derron i Zvicrës, dhe Beth Potteri Britaninë së madhe në vend të tretë me medaljen e bronztë.
Ndërsa në katëëgorinë e meshkujve medaljen e artë e fitoi britaniku Alex Yee, medaljen e argjendtë sportistiti nga Zelanda e re dhe vendin e tretë me medalje të bronxtë garuesi nga Franca.
Triatloni u zhvillua pas një ditë pezullimit për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ujërave në lumin Seine. Ndërkohë zhvillohet e njëjta garë për kategorinë meshkuj.
Në 5 ditët e para të olimpiadës Paris 2024, në vend të parë për më shumë medalje të arta renditet Japonia me 7 të tilla. Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë fituar më shumë medalje përfshirë medaljet e argjendta dhe të bronzta.
Ndryshe nga pjesëmarrësit nga vendi ynë, përfaqësuesit nga Kosova kanë arritur rezultate të mira me performanca e tyre. Xhudistja nga Kosova Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në debutimin e saj të martën.
Kjo është medalja e pestë olimpike në historinë e sportit kosovar, dhe e dyta nga Parisi 2024, pas medaljes së argjendtë që e fitoi Distria Krasniqi në fundjavë./vizionplus.tv