Anglia ka zhgënjyer në ndeshjen e dytë të grupit në Euro 2024 dhe ka dalë vetëm me një pikë.

Golin për “tre luanët” përballë danezëve e shënoi Harry Kane në minutën e 18-të.

Ndërkohë, në minutën e 34-të Hjulmand barazoi shifrat për t’i dhënë një pikë danezëve.

Danimarka madje pati 7 raste për të shënuar, kundrejt vetëm 4 të Anglisë teksa ishullorët dominuan vetëm me 2% në kontrollin e topit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me këtë rezultat Anglia qëndron në krye të grupit B me 4 pikë, ndjekur nga Sllovenia me 2 pikë, Danimarka po ashtu me 2 pikë dhe e fundit Serbia me 1 pikë. /vizionplus.tv