Vuante prej kohësh nga sëmundja e rëndë, ndërron jetë në moshë të re talenti i Skënderbeut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vuante prej kohësh nga sëmundja e rëndë, ndërron jetë në moshë të re talenti i Skënderbeut

Vuante prej kohësh nga sëmundja e rëndë, ndërron jetë në moshë të re talenti i SkënderbeutNjë lajm i hidhur vjen nga futbolli shqiptar, ku ish-lojtari i të rinjve të Skënderbeut, Dorian Tahirllari, ka ndërruar jetë.

Para më shumë se një viti, futbollisti zbuloi se vuante nga tumori malinj në stomak, shtyllën kurrizore dhe në veshka, teksa kërkoi ndihmën e njerëzve për të kryer operacionin.

Pavarësisht vuajtjeve të mëdha dhe kurimeve, Doriani nuk ia doli dot ta kalojë përfundimisht këtë sëmundje.

Mbrëmjen e djeshme, 18-vjeçari ka ndërruar jetë, duke sjellë një pikëllim shumë të madh tek të gjithë njerëzit që janë njohur me rastin e tij. Ëndrrës së Dorianit për të kaluar këtë sëmundje të keqe dhe për tu bërë futbollit i madh, i ka ardhur fundi këtu! Shprehim ngushëllimet tona për familjarët dhe të afërmit e Dorianit, për këtë fatkeqësi që ju ka ndodhur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy