Skënderbeu në volejboll për femra fitoi ndaj Partizanit edhe në ndeshjen e dytë të gjysmë finales së ligës Gjergj Kastrioti, duke prekur kështu finalen e Prishtinës.
Ashtu si takimi i pak ditëve më parë në kryeqytet edhe sfida e Korçës pati rivalitet deri në pikët e fundit, por pikërisht këtu korçaret e rrjetës rezultuan më të sakta.
Ato fituan setin e parë 25 – 21 ndërkohë që dy setet e tjera i morën me të njëjtin rezultat 21-19 dhe krejt takimin 3- 0.
Për trajnerin Orlando Koja të dy këto ndeshje treguan një rritje në lojën e Skënderbeut, në veçanti tek organizimi.
Kalimi në finalen e ligës Gjergj Kastrioti për kapitenen Paola Gjata është treguesi më i mirë i ndërtimit të një skuadre pretendente për të fituar titullin kampion.
Ndeshja finale Skënderbeu i Korçës me Skënderajn e Kosovës luhet në pallatin e sportit të Prishtinës në datën 1 mars, një takim ky që pritet me interes nga tifozeria kosovare e jo vetëm.