Vllaznia e vajzave e mbylli aventurën në grupet e Champions League. Vajzat e Nikolin Lekës u mundën 5-1 nga Real Madrid në transfertë. Megjithatë, shkodranet shënuan golin e parë në historinë e grupeve të Champions League, kundër madrileneve.
Rekordmenia e futbollit shqiptar Megi Doçi, shënoi që në minutën e pestë ndaj spanjolleve, me një goditje dënimi, teksa festoi si Cristiano Ronaldo.
Mirëpo avantazhi i vajzave shkodrane zgjati pak, pasi rivalet e Real Madrid përmbysën rezultatin me 3 gola në pjesën e parë.
Edhe në të dytën, madrilenet vijuan me ritmin e njëjtw, teksa Camacho në minutën e 78 dhe Partido në minutën e 83 e cuan rezultatin në 5-1.
Pas javës së fundit në grupin A të Champions League, u kualifikua Chelsea si i pari i grupit dhe PSG, teksa Real Madrid mbetet jashtë edhe pse me tetë pikë në grup.
Ndërkohë Vllaznia renditet e fundit me zero pikë. Megjithatë pjesëmarrja e vajzave shkodrane për herë të parë në këtë kompeticion vlen më shumë si një përvojë e çmuar dhe e paharrueshme ne historinw e klubit.