Vllaznia e vajzave ka shkruar sot historinë në futbollin shqiptar duke u kualifikuar për herë të parë në fazën e grupeve të UEFA Champions League dhe duke u radhitur kështu në listën e 16 ekipeve më të mira të Europës për femra, duke shënjuar arritjen më të madhe në histori të një klubi shqiptar në kompeticionet europiane.

Shkodranet luajtën në ‘Loro Boriçi’ ndeshjen e dytë të fazës së play-off-it të Champions League kundër Vorskla- Kharkiv, duke triumfuar me rezultatin 2-1 e duke siguruar kështu kalimin në fazën e grupeve për herë të parë.

Vllaznia luajti një javë më parë sfidën e parë të kësaj faze kundër Vorsklës, ku shkodranet barazuan 1-1, teksa kjo e sotmja ishte sfida e dytë mes këtyre dy ekipeve, ku skuadra shqiptare ia doli të buzëqeshte falë golave të realizuar nga amerikania Tarah Lynn Patterson në pjesën e pare dhe Gresa Berisha 2 minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Goli i parë erdhi pas një asisti të Megi Doçit, e cila kroson nga e majta, me topin që shkon në zonën kundërshtare e ku gjendet edhe amerikania Patterson, e cila godet me kokë drejt portës kundërshtare. Topi përfundon në rrjetë dhe 1-0 për Vllazninë në minutën e 39-të të takimit. Vajzat shkodrane patën edhe raste të tjera, por pa arritur të shënojnë. Në minutën e 85-të ukrainaset barazojnë me Korsun pas një gabimi në mbrojtje ku topi i ardhur në zonë nga një goditje nga këndi nuk largohet siç duhet dhe vajzat kuqeblu surprizohen. Nuk ka kohë për demoralizime dhe vetëm 3 minuta pas barazimit vjen kryevepra e Gresa Berishës që e çon Vllazninë në grupet e UEFA Women’s Champions League.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vajzat shkodrane dominojne prej vitesh futbollistin shqiptar duke qene kampione te padiskutueshme fale nje investimi te madh te Presidentit Lazer Matija, ndersa ne kete rast merite te madhe ka edhe trajneri Nikolin Leka.