VIDEO/ Sulmuesi shqiptar i jep fitoren skuadrës së tij në Angli

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Sulmuesi shqiptar i jep fitoren skuadrës së tij në Angli

Sulmuesit shqiptar duket sikur e kanë nisur të gjithë me këmbën e djathtë këtë sezon të ri futbollistik.

Pas golave të shënuar nga Uzuni në miqësore një ditë më parë, asisit të Barjamit në Kupën e Italisë dhe golit të Dakut në Rusi, një tjetër shqiptar ka shënuar.

Këtë herë është Armando Dobra, i cili  e ka nisur sezonin në mënyrë më të mirë të mundshme me anglezët e Çesterfilld, në Ligën e Dytë. Sulmuesi shqiptar, shënoi golin e parë për skuadrën e tij në këtë edicion.

Dobra arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 15-të të sfidës ndaj Suindon e vlefshme për javën e parë të kampionatit, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy