Rei Manaj nuk ka të ndalur me golat në Turqi. Pasi nuk arriti dot që të shkëlqente te Kombëtarja, Manaj u kthye te Sivaspori për të vazhduar punën e lënë përgjysmë.
Sulmuesi shqiptar ka realizuar një tjetër gol vendimtar për ekipin e tij. Sivaspori arriti që të fitonte në shifrat 1-0 ndaj Karagmuruk, teksa në minutën e 90 ishte goli i Manajt që vendosi gjithçka.
Rey Manaj scores in 90th minute!
Sivasspor 1-0 Fatih Karagümrükpic.twitter.com/iaCbX3ou4E
Advertisement— FootColic (@FootColic) April 3, 2024
Manaj shënoi me kokë këtë herë duke gjetur në befasi portierin kundërshtar për të realizuar golin e 16-të në këtë sezon në kampionatin turk, ku tashmë është golashënuesi i tretë më i mirë, pas krahëve të Icardit dhe Dzekos që kanë nga 18 gola.