Messi duket i pakënaqur me ekipin aktual te Barcelona dhe këtë e ka shfaqur me gjestet e tij. Një barazim 2-2 si ai në fushën e Celta Vigo dhe sidomos largimi me dy pikë nga kryesuesit e Real Madrid do të shoqëroheshin me nervozizëm në një skuadër si Barcelona. Një krisje totale duket mes Lionel Messi dhe trajnerit Quique Setién. Shenjat u dhanë që gjatë sfidës të së shtunës. Në një video që po bën xhiron e botës duket qartë që Messi injoron zëvendëstrajnerin Eder Sarabia.

Edhe deklaratat e Suarez pas ndeshjes lenë pak për interpretim. “Kemi lënë shumë pikë në transfertë? Trajneri duhet pikërisht për të analizuar dhe zgjidhur këto probleme”, ishin fjalët e sulmuesit uruguajan.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tyre kjo përplasje ka vulosur fatin e Setien. Madje ato kanë rikthyer një emër të madh dhe të dashur për popullin “blaugrana” për t’u ulur në pankinë. Bëhet fjalë për Xavi Hernandez, që është gati të marrë drejtimin e Barcelonës.