Mikel Merino është heroi i Spanjës, njeriu që shmangu “rulotën” ruse vetëm disa sekonda [ara se arbitri Taylor të mbyllte ndeshjen.

Merino realizoi mjaft bukur me kokë apsi arriti t’i shmangej mbrojtjes gjermane në minutën e 119-të.

Por ajo që e bën më interesante është se ai festoi njësoj si babai i tij 33 vite më parë pikërisht në të njëjtin stadium.

Angel Merino festoi në të njëjtën mënyrë në të njëjtin stadium në Shtutgart, kur shënoi për Osasunën në fitoren 3-2 në Kupën UEFA në nëntor 1991.