Spanja “çoi në shtëpi” kupën e Europianit për herë të katërt mbremjen e djeshme.

Padyshim që euforia dhe entuziasmi i kampionëve të Spanjës ngriti në këmbë stadiumin e Berlinit ku festuan bashkë me tifozët.

Por më pas festa është zhvendosur në dhomën e zhveshjes ku lojtarët kanë “dështuar” të gëzojnë në privatësi.

Ishte Lamine Yamal i cili nuk rezistoi të futej LIVE në Instagram në ato momente duke nxjerrë lakuriq shokun e tij të skuadrës. Padyshim pamjet bënë xhiron e rrjetit menjëherë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Komentet në rrjetet sociale kanë qenë nga më të ndryshmet. Ka patur nga ata që kanë qeshur dhe e kanë marrë me sportivitet dhe një pjesë tjetër që ka “kryqzuar” Yamal për sjelljen e tij./vizionplus.tv