Shqiptarja Kler Çaku është shpallur kampione Europe në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni. 13-vjeçarja i dhuroi Shqipërisë një titull si kampione.
Lajmi u bë i ditur nga Federata Shqiptare e Shahut, me Çakun që fitoi 7 duele dhe 3 barazime, duke i dhënë titullin në Slloveni për vajza deri në moshën 14-vjeçare, shkruan Living.
Postimi i plotë:
SUKSES I MADH I SHAHUT SHQIPTAR!
13-vjeçarja Kler Çaku, me 7 fitore dhe 2 barazime, shpallet KAMPIONE EUROPE, ne Kampionatin e Rapidit, që sapo mbaroi në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14-vjeçare.
Kjo fitore vjen, vetëm pak orë përpara ngjarjes së jashtëzakonshme, për sportin shqiptar. Ndërsa Shqipëria, mbledh në Durrës, yjet botërorë të shahut, Çaku i dhuron vendit të saj, një titull si kampione.
Kler është gjithashtu, pjesëmarrëse ne Kupën Europiane të Klubeve 2023, me ekipin Teuta. Një skaudër që premton garë të fortë, në kompeticionin më të madh sportiv europian, të vitit!