Tragjedi e madhe në futbollin shqiptar.
Rafael Duamena, sulmuesi i Egnatias vdiq në spital pak minuta pasi u rrëzua pa ndjenja në fushë gjatë ndeshjes kundër Partizanit.
Advertisement
28-vjeçari nga Gana u rrëzua pa ndjenja në minutëne 23 të sfidës që po luhej në qytetin e Rrogozhinës.
Menjëherë ndeshja u ndërpre dhe sulmuesi u dërgua në spitalin e qytetit. Por mjekët vendosën ta dërgojnë drejt një spitali më të specializuar.
Advertisement
Fatkqësisht ndonëse u dërgua në spitalin e Kavajës, sulmuesi i Egnatias nuk mund të mbijetoje për shkak të problemeve kardiake.
Rafael Duamena ka pasur probleme edhe në të kaluarën nga zemra, por pavarësisht kësaj ai vazhdonte të luante futboll.
Advertisement