Gara për shërbimet e Nico Williams sa vjen edhe bëhet më e ashpër. Barcelona pretendon shërbimet e 22-vjeçarit që shkëlqeu në Europian me Spanjën, ashtu siç edhe Chelsea nuk dorëzohet lehtë për sulmuesin e krahut të majtë.

Megjithatë, trajneri i Athletic Bilbaos, Ernesto Valverde, klubit që zotëron kartonin e lojtarit, shprehet se e pret Nico Williams t’i bashkohet skuadrës më datë 12 gusht, i bindur se sulmuesi nuk do t’i braktisë baskët.

“Nuk kam asnjë dyshim për Nicon. E shoh mirë dhe të lumtur. Këtë vit kemi shumë sfida përpara nesh dhe Nico me siguri do të dojë t’i përballojë ato. Nuk është lojtari i pari dhe as i fundit që i duhet të jetojë me thashethemet sepse merkato do të jetë e hapur deri në fund të gushtit.

Ai është një lojtar i madh dhe mund të ketë klube që mund të jenë të interesuara, por ai është i lumtur me ne dhe ne jemi të kënaqur me të. Unë e llogaris Nicon pjesë të skuadrës në momentin që ai do të kthehet nga pushimet”, u shpreh Valverde.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";