Kombëtarja Shqiptare e femrave u mposht 1 me 2 në Elbasan Arena nga Polonia. Vajzat kuqezi e nisën ndeshjen mirë ,duke kaluar në avantazh të parat në minutën e 11 me anë të Qendresa Krasniqit,por nuk mundën dot ta mbanin këtë rezultat. Reagimi ishte i menjëhershëm nga Polaket ,të cilat përmbysën gjithçka në vetëm pak minuta.
Pojar shënoi në minutën e 24 dhe të 30 ,duke I dhënë kështu një goditje të fortë vajzave kuqezi. Në fraksionin e dytë vajzat e teknikut Armir Grima ishin më kërkuese, por nuk mundën dot të gjenin kuadratin të paktën për të shënuar dhe golin e barazimit.
Kapitenia Megi Doci krijoj një rast fantastik nga një goditje dënimi por nuk ishte asgjë më shumë se sa një shtyllë.
Tashmë kombëtarja shqiptare e vajzave pas 9 ndeshjeve të zhvilluara për eleminatore e Botërorit renditet e 4 në grup në kuotën e 10 pikëve.