Vajzat kuqezi gati për kualifikueset/ Trajneri i kombëtares optimist për dy ndeshjet e para

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vajzat kuqezi gati për kualifikueset/ Trajneri i kombëtares optimist për dy ndeshjet e para

Kombëtarja shqiptare e femrave ka vijuar me përgatitjet dhe stërvitjet për dy sfidat ndaj Polonisë dhe Norvegjisë të vlefshme për kualifikueset Kampionatit Botëror. Në prag të sfidës me Poloninë  trajneri Armir Grima ka dalë në një konferencë zyrtare për mediat, ku ka folur për të gjithë ecurinë e ekipit gjatë këtyre përgatitjeve.

 

ARMIR GRIMA

 

Advertisement

Një nga problemet më të mëdha te futbolli i femrave është periudha e verës, që është një periudhë shumë e gjatë pushimi për vajzat dhe nuk po arrijmë të  gjejmë një gjuhë të përbashkët me klubet që kjo periudhë të mos jetë kaq e gjatë.

 

Grima ndal te pritshmëritë që ka për ndeshjen me Poloninë.

 

Advertisement

Unë mendoj se kemi bërë një arritje të mirë deri më tani. Të bëjmë ndonjë surprizë në rezultat dhe të vazhdojmë lojërat e mira që kemi bërë. Po luajtëm mirë, po dhamë maksimumin në fushë siç kemi bërë vazhdimisht, besoj se do të dalim me kokën lart nga fusha.

 

Kombëtarja Shqiptare e femrave renditet e katërta në grupin F ku bëjnë pjesë Norvegjia ,Bullgaria ,Polonia, Kosova dhe Armenia. Vajzat e Armir Grimas do të përballen të enjten me Poloninë në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 18:00.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy