Ish-legjenda e Gjermanisë, Toni Kros, i cili e mbylli karrierën pikërisht në ndeshjen kundër Spanjës në Euro 2024, ka kmentuar deklaratën e UEFA-s në rastin eprekjes me dorë të topit nga ana e Cucurrella-s.
Me ironi Kros ka theksuar se UEFA-s ju deshën më shumë se 3 muaj për të kuptuar atë që të tjerët e kuptuan në pak sekonda.
“Duheshin 3 muaj për të kuptuar se ishte dorë, të cilën gjithë të tjerët e kuptuan në sekonda. Kjo më qetëson dhe më bën të ndihem mirë. Tani që ato zyrtarisht e kanë konfirmuar, mund të quhem kampion i Europës?”, tha Kros.
Kujtojmë se Spanja fitoi 2 me 1 në çerekfinale përballë Gjermanisë, teksa rasti i Kukurejas mund të ndryshonte fatin e lojës, pasi erdhi kur rezultati qëndronte 1 me 1.
Advertisement