UEFA përcakton arbitrat e ndeshjes Kroaci-Shqipëri, kuqezinjtë nisen për në Hamburg (FOTOT)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
UEFA përcakton arbitrat e ndeshjes Kroaci-Shqipëri, kuqezinjtë nisen për në Hamburg (FOTOT)

Shqipëria do të luajë të mërkurën ndaj Kroacisë ndeshjen e dytë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” në stadiumin “Volksparkstadion” të  Hamburgut, në orën 15:00.

Sfida e dytë e kuqezinjve në Europian do të gjykohet nga një trupë arbitrash francezë.

Kryesori i këtij takimi do të jetë arbitri francez, François Letexier, teksa asistentët e tij do të jenë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni. Në rolin e arbitrit të katërt në këtë ndeshje është emëruar Sandro Schärer.

Advertisement

Ndërsa, Willy Delajod do t’i vijë në ndihmë arbitrit kryesor François Letexier nga dhoma e VAR-it.

Shqipëria dhe Kroacia zbresin në fushë me zero pikë dhe dueli shihet si një përballje ‘jetë a vdekje’ për kalimin në raundin e dytë.

Advertisement

Kjo ndeshje do të vulosë fatin e një prej ekipeve për vijimin e rrugëtimit europian.

Ekipi është nisur ditën e sotme drejt Hamburgut nga kampi i stërvitjes në Dortmund.

Ndërkohë, pasdite në 17:15 do të mbahet konferenca për shtyp e trajnerit Sylvinho dhe kapitenit të ekipit, Berat Gjimshti.

Advertisement

Pas konferencës, lojtarët e kombëtares do të zbresin sërish në fushë për stërvitjen e fundit para përballjes me Kroacinë.  Stërvitja do të mbahet në stadiumin e St.Paulit dhe jo atë Hamburgut ku do të zhvillohet ndeshja, pasi UEFA ka merak gjendjen e fushës që të jetë mirë për ndeshjen e së nesërmes.

Sylvinho mendohet se do të bëjë vetëm një ndryshim në formacion. Risia krahasuar me formacionin e ndeshjes me Italinë, pritet të jetë sulmuesi Arbër Hoxha në vend të Taulant Seferit. Ndërkohë, pjesa tjetër pritet të jetë e njëjtë, në portë Strakosha, në mbrojtje Hysaj në të djathtë, si dhe Gjimshiti e Ajeti në qendër.

Advertisement

Në krahun e majtë Mitaj, ndërsa në mesfushë, Asllani, Ramadani dhe Bajrami. Në sulm Hoxha do të vendoset në të majtë, ndërsa në të djathtë Asani dhe në majë Broja. Asani deri më tani ishte në pikëpyetje për shkak të një lëndimi muskulor, por dje ai është stërvitur me grupin.

Formacionet e mundshme

Shqipëria: Strakosha, Hysaj (Balliu), Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Asani (Laci), Bajrami, Hoxha (Seferi), Broja

Kroacia: Livakovic, Stanisic, Sutalo, Pongaric, Gvardiol, Kovacic, Brozovic, Modric, Majer, Kramaric, Budimir

Advertisement

/vizionplus.tv

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy