Momente të vështira për Monxen e Alesandro Nestes në kampionatin italian.  Udinese e mundi në shtëpi në duelin e  fundit të javës së 15 të kampionatit italian duke e zhytur skuadrën lombarde në vendin e parafundit në klasifikimin e serie A.  Nga ana tjetër friulanet konsolidohen në mesin e artë të kampionatit , në vendin e nënte në kuotën e  20 pikëve.

Miqtë kaluan shumë shpejt në avantazh në duelin e transmetuar në Tring. Pas një shërbimi i Xemurës nga e majta, ishte Luka i cili me kokë e dërgoi topin në rrjetën e sportës vendase.

Monza nuk qëndroi pasive madje pati tre mundësi të shkëlqyera me anë të Bianco, Perreiera dhe Bondo, por rezultati në pjesën e parë nuk ndryshoi më.

Megjithatë të zotët e shtëpisë e nisën fortë dhe pjesën e të duke barazuar shifrat që në fillim me anë të Kiriakopulos, në një aksion ku pati meritë Daniel Maldini. Vetëm pak minuta me vonë, Djuric u ndal nga një super Razvan Sava, portieri i miqve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por ndërsa Monxa përpiqej të përmbyste shifrat, në minutën e 70 në një kundërsulm të shpejt, mbrojtësi Bijol ndëshkoi portierin vendas Turati, ofensiva finale e vendasve nuk pati sukses, teksa rasti më i pastër për barazim ishte shtylla e Dani Motës, një humbje që tani komplikon shumë sezonin e Monxës , por rrezikon edhe trajnerin Nesta.