Një adoleshenti nga Meksika i është ndërprerë ëndrra për t’u bërë futbollist pas një gabimi fatal të policisë vendase.
16-vjeçari Alexander Martinez, pjesë e ekipit të Verakruzit është qëlluar për vdekje nga uniformat blu pasi këta të fundit e ngatërruan me një kriminel.
I riu është qëlluar në zonën e quajtur Akatlan, teksa bashkë me disa miq të tij kishin dalë për të pirë diçka.
Advertisement
Por në kujtim të tij, shokët e ekipit vendosën të organizojnë një lojë mes tyre, ku golin e fitores e shënonte arkivoli i Martinez. Pas “shënimit” të golit, të gjithë miqtë e tij afrohen në lot pranë arkivolit.