Ernest Muçit ju deshën vetëm pak ndeshje që të fitonte zemrat e tifozëve të Besiktas. Por goli i sotëm ishte qershia mbi tortë, pasi e djathta e tij e bëri të pavlefshëm hedhjen e portierit mik.

Muçi u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, ndërsa Besiktas renditet në vendin e katërt me 46 pikë.

Nuk mund të kishte nisje më të mirë se kjo për Ernest Muçin me fanellën e Besiktas. Që në ndeshjen e 3-të me fanellën e skuadrës turke, lojtari shqiptar gjeti golin, në fitoren 0-2 ndaj Instanbulspor.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Bëmë atë që duhej të bënim. Duhet të luajmë me të njëjtin përqendrim në ndeshjet e mbetura si sot. Shënuam dy gola dhe nuk pësuam, kjo është një gjë shumë e mirë për ne. Goli im? Duhet të kontribuoj në sulm duke shënuar gola, është detyra ime. Përtej golit, rëndësi ka që skuadra të jetë e suksesshme”, – tha ai pas ndeshjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";