Ernet Muci nuk ishte i vetmi lojtar i Kombëtares shqiptare që u transferua në kampionatin turk së fundmi.

Sulmuesi tjetër kuqezi Arbnor Muja bëri një lëvizje të befasishme nga kampionati belg ku ishte pjesë e Antverp drejt klubit të superligës turkë Samsuspor.

“Mirësevjen Arbnor Muja!”, ky ishte njoftimi i klubit turk që konfirmoi lëvizjen surprizë në merkato për 5 milione euro të Mujës nga kampionet në fuqi të Belgjikes tek një ekip i mesit të tabelës në Turqi.

Me siguri joshja përmes një kontrate të majme duhet të kete qenë vendimtare për këtë lëvizje e cila në aspektin professional në plan të parë duket jo bindëse.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këtë sezon në kampionatin belg me Atverp në 23 takime të luajtura, Muja ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 3 asist.

Këtyre paraqitjeve iu shtohen edhe 6 takime të luajtura në Champions ku realizoi një gol gjatë fazës së grupeve.

25-vjeçari nga Mitrovica ishte transeruar tek Antverp në gusht të vitit 2022 dhe falë paraqitjeve në Belgjikë fitoi edhe një vend në kombëtaren shqiptare ku ka zhvilluar 5 takime deri tani.

Tek Samsuspor ai ka firmosur deri në qershor 2027, pra 3 vite e gjysmë. Klubi turk është në vendin e 15 në kampionat dhe  luan për mbijetesë, ndaj edhe blerja e Mujës konsiderohet një goditje në merkato.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bashkë me të në superligen turke do të jenë të tjerë kuqezinj si Ernest Muçi që kompletoi një lëvizje sperktakolare nga Legia e Varshaës tek Beshiktash, por edhe Cikalleshi që është pjesë e Koniaspor dhe Rei Manaj që luan me Sivaspor./vizionplus.tv